Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja prezantuan sot në Dibër para strukurave lokale të PS kandidatin Rrahim Spahiu.
Balluku dhe Manja kërkuan angazhimin maksimal të strukturave të PS për të arritur një rezultat pozitiv.
Sipas tyre, fitorja e PS në bashkinë e Dibrës është e një rëndësie të veçantë, pasi kjo trevë ka resurse të mëdha që mund të vihen në funksion të zhvillimit dhe të përmirësimit të ekonomisë lokale.
