Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balluku në konferencën me drejtorët e doganave nga Ballkani dhe Europa: Doganat shqiptare, pjesë kyçe e rrugës drejt BE

17:19 / June 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
503672061 18149305456379257 6405166603722520340 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, ishte e pranishme në konferencën e Nivelit të Lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Sikurse edhe e ka treguar me disa postime në rrjete sociale,

”Në Konferencën e Nivelit të Lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Një mundësi për shkëmbimin e eksperiencave dhe rritjen e bashkëpunimit me vendet partnere, me fokus përmirësimin e efikasitetit në pikat e kalimit dhe lehtësimin e shkëmbimeve, duke synuar uljen e kohës së pritjes, thjeshtësimin e procedurave dhe dixhitalizimin e proceseve. Një hap më shumë në rrugën drejt bashkimit me familjen e madhe europiane”,-shkruan Balluku. Në fjalën e saj, Balluku theksoi se procesi i zgjerimit të BE-së dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor përbëjnë investimin më të rëndësishëm gjeopolitik të Bashkimit Evropian në këtë dekadë.

”Anëtarësimi në BE nuk ka të bëjë vetëm me zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin, por me vlerat e përbashkëta evropiane që ndajnë popujt tanë. Ne shqiptarët e dimë mirë se çfarë do të thotë të qëndrosh përpara një dere të mbyllur të një familjeje të madhe evropiane, pjesë e së cilës jemi në mënyrë natyrale. Jemi banorë autoktonë të zemrës së Evropës, mesdhetarë, si fqinjët tanë grekë e italianë”, deklaroi Balluku, duke shtuar se Shqipëria ndodhet sot në prag të certifikimit administrativ dhe zyrtar që do të mundësojë anëtarësimin e plotë në BE.

Po ashtu Balluku theksoi se Shqipëria ka kaluar një të shkuar të vështirë, por ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm për të përmbushur detyrimet që kërkon anëtarësimi. ”Pas shumë sfidash, jemi sot më afër se kurrë portës së dikurshme të mbyllur, që sot është gjysmë e hapur. Besojmë fort në angazhimin e administratës shqiptare dhe në vullnetin politik të vendeve anëtare të BE-së për të na mirëpritur”.

ballkani BE belinda balluku dogana europa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.