Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balluku: Turqit dhe grekët nuk punuan, gabim i madh që dolën mesazhet e kontrollorëve

19:58 / April 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balluku ok
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka bërë të ditur se nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja nga kontrollorët turq dhe grekë në kullën e vrojtimit në Rinas.

Balluku tha në ABC se ata u treguan të gatshëm menjëherë, por nuk qe e nevojshme pasi u rikthyen në punë disa nga kontrollorët shqiptarë. Balluku theksoi se aktualisht trafiku ajror ofrohet nga kontrollorët shqiptarë.

“Trafiku ajror ofrohet nga kontrollorët e trafikut ajror shqiptar. U jemi drejtuar disa agjencive në rajon edhe EuroControl kemi marrë përgjigje pozitive. Nuk ka qenë i nevojshëm operacioni nga ana e tyre pasi janë kthyer tanët. Ata shprehën gatishmëri po nuk ishte nevoja. Nuk do të paguheshin, bëhej fjalë për një mbështetje nga dy agjencitë e trafikut ajror. Vetem 37 kontrollorë u përfshinë dhe më pas u bënë 48, disa kane qenë me raport për shkak të Covid. Është një moment i vështirë në të gjithë botën sa i përket trafikut ajror. Është një efekt i krijuar në të gjithë botën,” tha ministrja.

E pyetur se përse nuk kishte një plan B për këtë situatë Balluku sqaroi: Aviacioni Civil nuk sanksionohet as nga qeveria e Shqipërisë, e Italisë apo Gjermanisë. Asnjë qeveri nuk ka lidhje me aviacionin , aplikohen rregulla ndërkombëtare. Nëse ka një sektor që ka plane kontigjence është aviacioni. Ka plane kontigjence, ka plane B, C, D dhe E. Ky rast është i paprecedentë sepse nuk i lejohet është i ndaluar në Kodin e Punës. I ndalohet trafikut ajror që të bëjë grevë”.

Ministrja shprehu keqardhjen që u bënë publike në media mesazhet mes kontrollorëve duke e cilësuar këtë si gabim të madh.

“Ka edhe fakte që ndihem keq që janë bërë publike. Fakti që janë duke dalë mesazhet mes tyre është gabim shumë i madh. Ka interes të madh ndaj ka edhe këtë lloj rrjedhje nuk shoh etikë në mes dhe është gabim. Është e organizuar që këtu nuk bëhet fjalë për njerëz që u sëmurën në të njëjtin sekond 38 veta. I ktheu në një grup tregtarësh. Unë kam punuar me ta 6 vite dhe konyrollorët nuk janë këta që u shfaqën,” tha Balluku.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Ndryshimet në qeveri/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë

09:28 / September 8, 2026

Kuvendi rinis këtë të martë, në tryezë harta territoriale dhe pagat e magjistratëve

09:21 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.