Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balluku viziton qendrën e Inovacionit ICT në Mat: Një mundësi për të zhvilluar njohuritë në shkencat kompjuterike

15:53 / March 23, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 03 23 at 15.49.56
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në bashkinë e Matit është ngritur qendra e Inovacionit ICT, një hapësirë e dedikuar teknologjisë, duke ju ofruar mundësi fëmijëve të kësaj bashkie që të zhvillojnë trajnime dhe marrin njohuri në tre profile, desing, ⁠kodim dhe robotikë.

80 nxënës të bashkisë së Matit janë regjistruar në fazën e parë të kësaj shkolle, duke shfaqur kështu një interes të lartë për të qenë pjesë e kësaj qendre. Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku dhe kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj vizituan nga afër qendrën e inovacionit, ku nxënësit prezantuan edhe disa prej punimeve të realizuara prej tyre.

Kryebashkiaku Malaj tha se bashkia ka mbështetur këtë qendër, ku interesi i treguar nga të rinjtë vijon të jetë tepër i lartë. “Ne si bashki kemi marrë përsipër edhe personelin që punon këtu të jetë pjesë e stafit të bashkisë që këto kushte, këto trajnime të vazhdojnë dhe të mos pengohen. Duke qenë se në kursin e parë kemi pasur 80 fëmijë të regjistruar atëherë e pamë të arsyeshme që ky të vazhdojë gjithmonë duke pasur një personel ndihmës direkt nga stafi i bashkisë”, tha Malaj.

Zëvendëskryeministrja Balluku tha se fusha e teknologjisë po merr një vëmendje gjithmonë e më të shtuar, ndaj është e rëndësishme që të rinjtë të zgjerojnë njohuritë e tyre në këtë sektor, teksa siguroi se mbështetja për këtë qendër do të vijojë.

“Ky është një projekt që ja vlen. Një projekt ku fëmijët përfitojnë, por, siç e kam thënë gjithmonë, ju të Matit jeni edhe të talentuar nga natyra kam përshtypjen unë, se kam njohur shumë djem dhe vajza të cilët janë shumë të talentuar përsa i përket shkencave kompjuterike, që janë dhe e ardhmja e vendit. Ju e dini që ne kemi filluar të dixhitalizojmë të gjitha proceset, duke nisur nga shërbimet që merren online dhe më pas edhe kurset që bëni ju mbas orarit të shkollës, por edhe në shkollë”, tha Balluku.

Zëvendëskryeministrja vlerësoi më tej Bashkinë e Matit për të gjithë punën që po bën për përthithjen e programeve dhe projekteve të cilat financohen nga donatorët e huaj. “Programi do të vazhdojë. Nga ana tjetër, bashkia e Matit ka një përthithje shumë të mirë të fondeve të huaja, siç është edhe rasti i fondeve që keni përthithur jo vetëm për qendrën, por për të rinovuar gjithë pallatin e kulturës. Kështu që unë besoj që programet do vijojnë dhe për më tepër edhe do të shtohen dhe me gjithë këtë pjesëmarrje që ju keni edhe motivimin për të shkuar përpara, unë jam shumë e sigurtë që donatorët sa herë do t’ju vizitojnë dhe do të shikojnë pjesëmarrjen e fëmijëve dhe angazhimin e mësuesve do t’ju mbështesin padyshim. Sigurisht të njëjtën gjë edhe përsa i përket qeverisë”, shtoi më tej Balluku. Nxënësit e qendrës së Inovacionit ICT Mat demonstruan disa prej punimeve të realizuara prej tyre, falë njohurive të marra në këtë qendër.

Agron Malaj belinda balluku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.