Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Bandat kriminale po kontrollojnë vendin”/ Lleshaj “përplaset” me gazetarin Hoxha: S’është e vërtetë! Vrasjet jashtë-shtetit nuk llogariten…

21:57 / December 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lleshaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lleshaj tha sonte në media se nuk është e vërtetë se bandat kriminale kontrollojnë vendin. Ai shtoi se: “Nuk ka vrasje të njëpasnjëshme për ditë. Ato jashtë vendit nuk llogariten, janë jashtë juridiksionit tonë. Fenomeni nuk është në nivele shqetësuese, vetëm 49 vrasje për këtë vit. Në vlerat më të mira historike. Vrasje me 2019 kemi 13% më pak. Vrasje në familje 57% më pak se në 2019. Aksidente 15% më pak, viktima nga këto aksidente 18% më pak se në 2019. Nuk jemi në dramë. Edhe njëri po të vritet është problem.

Fevziu: Në Vlorë ka persona që janë zhdukur dhe s’po gjenden ende.

Lleshaj: Është bërë legjendë Vlora. Nuk rezulton të jetë numër i lartë.

Hoxha: Në shtator 2018 kemi publikuar videon e rrëmbimit të Elvis Troqes dhe u ndaluan rrëmbimet. Për 3 muaj më pas u zhdukën 3 persona. Për rastin e fundit të Ermal Ngucaj, që nuk është gjendur më, është fenomen kriminal i dukshëm. Ose prokurori bën dosje të tjera dhe ju hetoni persona të tjerë…

Prokuroria ende edhe sot e kësaj dite nuk ka dhënë urdhër arresti për persona të implikuar në krime. Janë përmendur nga OFL kur filloi operacioni. Ata pranuan që kanë qenë në vrasje dhe jo vetëm. Për të tjerët s’ka urdhër arreste.

Lleshaj: Te Vlora, për të zhdukurit, cilësohet i zhdukur një person për të cilin ka denoncim në polici. Marrëdhëniet tona me prokurorinë e përgjithshme janë shumë të mira, por nëpër rrethe varion.

Hoxha: Ju thatë se në asnjë cep të Shqipërisë nuk ka kontrolle nga krimi. Por s’do të thotë se jemi në 1997, por në mënyrë më të sofistikuar. Kapin jetën shoqërore, bizneset. Policia në vitet e fundit në Elbasan ka zbuluar një nga një disa ngjarje, por problemi është ky, që nëse nuk ka bashkëpunim nuk ka sukses. Grupet kriminale po i ndërpresin financat njeri-tjetrit. Me ato para blihen mercenarët, armët, rekrutohen të varfër që me 5 lekë të vrasin.

Gazetari Hoxha i nxjerr faktet, në 3 kapje në Itali, Greqi dhe Mal të Zi, mbi 3 ton kanabis të kapur nga fqinjët.

Hoxha: Beteja me kanabisin nuk është policore, por politike.

Lleshaj: Shumë shqiptarë kanë emigruar dhe merren me kultivim kanabisi. Unë mbaj përgjegjësinë time.

bandat kriminale Lleshaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.