Në orën 17:00 duhet të kishte nisur ndeshja mes Flamurtarit dhe Luftëtarit, por nuk ka ndodhur kështu për shkak të një banderole të vebdosur në shkallët e stadiumit të Flamurtarit.
“Hashim Thaçi, Vlora krenohet me ty”, shkruhet në një parrullë. Ky shkrim është cilësuar si politik nga zyrtarët e ndeshjes dhe janë pikërisht ata që nuk lejojnë nisjen e takimit deri në heqjën e banderolës.
Në fushë ka zbritur edhe administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, i cili është konfrontuar me zyrtarët e ndeshjes. Për momentin nuk ka asnjë veprim drejt heqjes së banderolës.