Një tragjedi ka ndodhur në Servigliano, Itali, ku një vajzë 7-vjeçare ka humbur jetën pasi shtëpia ku banonte është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në orën 2:30 të mëngjesit, ndërkohë që e mitura, nëna dhe motra e saj ishin në gjumë.
Sipas mediave italiane, ka qënë nëna ajo që e ka ndjerë e para erën e tymit dhe ka nxituar për të nxjerrë jashtë vajzën e vogël por nuk ka mundur që të hyjë sërish për të shpëtuar dhe vajzën tjetër. Kryefamiljari ndodhej në punën në momentin kur shtëpia e tij u përfshi nga flakët.
Nëna dhe vajza e vogël e familjes aktualisht janë shtruar në spital ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Familja ishte me origjinë nga Kosova dhe ishte transferuar në provincën e Serviglianos në shtator.