Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën çifti. Shpëtojnë për mrekulli 4 fëmijët

08:22 / April 8, 20192 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
zjarrfikese aksion naten
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin mëngjesin e sotëm, ku dy bashkëshortë humbën jetën si pasojë e flakëve që përfshiu shtëpinë e tyre.

Rreth orës 03.45 në shtëpinë e Pal Gjonit kishte rënë zjarr, teksa familjarët ishin të gjithë në gjumë. Katër fëmijët e çiftit, të moshave 15,13,12 e 11 vjeç mundën të hidheshin nga dritaret e katit të dytë të banesës, duke i shpëtuar flakëve.

Ata ndihmuan të dalë nga banesa gjyshen e tyre të paralizuar, ndërsa ka qenë gjyshi 82-vjeçar që ka ka parë zjarrin dhe ka dhënë alarmin.

Pertrit dhe Dava Ndoji, përkaësisht 46 dhe 35 vjeç, u gjetën të pajetë pranë njëri-tjetrit, në përpjekje për të dalë nga dhoma e gjumit në katin e dytë të shtëpisë.

Fëmijët dhe gjyshërit ndodhen në spitalin e Pukës me dëmtime të lehta bën të ditur policia. I moshuari Pal Ndue Gjoni rrëfen se kishte dëgjuar tjegullat të kërcisnin, e më pas i doli gjumi. “U qetësova kur pashë fëmijët në oborr”, thotë Pali kur në momentin e parë nuk e dinte se çifti humbi jetën. “Kjo që më ndodhi mua, mos i ndodhtë askujt”, thotë për News 24 me lot në sy i moshuari, i cili ka probleme kardiake.

56405479 2335139029871613 2939606897352769536 n

NJOFTIMI I POLICISE

Pukë/Informacion Paraprak

Me datë 08.04.2019, rreth orës 03.45 në Pukë, në banesën e shtetasit P. N ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën shtetasit P. N. 46 vjeç dhe bashkëshortja D. N. 35 vjeçe, ndërsa 4 fëmijët e tyre të moshës 15 , 13 , 12 e 11 vjeç ndodhen në Spitalin e Pukës me dëmtime të lehta.

Nga informacionet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave si dhe për përcaktimin e shkakut të zjarrit

banesa femijet flaket
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

“Fatkeqësia e demokratëve, qëndrimi i kryetarit”, Ngjela: Rama e ka marrë forcën nga rënia e PD. Berisha i përgatitur për…

22:34 / May 12, 2025

Socialistët e Matit fitojnë 2842 vota më shumë se PD

21:11 / May 12, 2025

PSD nën hetim për blerje votash në Korçë, kontrolle në disa banesa

20:29 / May 12, 2025

La mënjanë votat e Greqisë, Celibashi tregon se si do numërohen zarfet e diasporës

20:16 / May 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.