Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Banka Amerikan nis projektin për ‘Dollarin Digjital’

17:09 / November 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5e5e85b31e58amerlin 169648542 d0084be7 2e2e 4571 b6ef 4fb9aa9ada73 articleLarge
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

‘Dollari digjital’, kështu do të quhej kriptomonedha më e re në treg, apo versioni digjital i valutës më të fuqishme në botë, dollarit amerikan. Rezerva Federale apo Banka Qendrore Amerikane njoftoi fillimin e një projekti pilot i cili do të zgjasë të paktën 12 javë, dhe në bashkëpunim me bankat kryesore tregtare në vend përfshi Mastercard, CBC madje edhe sistemin monetar global SWIFT, do të testojnë performancën e dollarit digjital, që përfshinë shkurtimin e kohës që nevojitet për të kryer transaksione mes institucioneve financiare apo edhe klientëve të zakonshëm.

Në thelb, edhe pse qeveritë në mbarë globin kanë kritikuar prej vitesh tregun e kriptomonedhave, me në krye Bitcoin, si forma abuzive të pastrimit të parave apo përfshirjes në aktivitete kriminale si pasojë e anonimitetit që ofrojnë, duket se rruga drejt digjitalizimit edhe për institucionet shtetërore është e pashmangshme.

Për Bitcoin, një monedhë që njihet për ulje ngritjet e saj të shpeshta dhe spekulimet e vazhdueshme, një monedhë më e sigurt dhe e mbështetur drejtpërdrejtë nga shteti si dollari digjital, do të ishte një konkurrent i fortë. Nga ana tjetër, ajo që në thelb përfaqëson ky vendim i Bankës Amerikane, është lëvizja drejt një bote pa para të thata.

Një bote ku çdo pagesë kryhet me anë të kartës apo telefonit celular, dhe pavarësisht të gjithë aspekteve komode të këtij sistemi, ai rrezikon të ketë edhe anët e tij të errëta, pasi një revolucion i tillë digjital nuk do të ndodhte për herë të parë në histori.

Kina është vendi ku tashmë qytetarët nuk përdorin më kartëmonedha për të blerë diçka, por kartat ose celularët e tyre. Pavarësisht se sistemet qeverisëse në Kinë ndryshojnë ndjeshëm nga ato perëndimore, sipas analistëve, ekziston rreziku, që një kontroll i plotë i parave nga shteti, mund të rezultojë në probleme me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Rezerva Federale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë, ndërron jetë dhe motra e tij, princesha Astrid

17:18 / September 11, 2026

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork mund të jem më i hapur për negociatat

12:07 / September 11, 2026

Skandal spiunazhi në Britani/ Arrestohen dy persona, dyshohet se po shpërndanin informacion për inteligjencën iraniane

19:02 / September 10, 2026

Administrata Trump propozon heqjen e periudhës 60-ditore për emigrantët me vizë H-1B pas humbjes së punës

18:20 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.