TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Lirohet nga detyra kreu i Prefekturës së Kukësit, ja kush e zëvendëson

20:13 / May 26, 2022

Emërohet zv.ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë

20:06 / May 26, 2022

Aksident tragjik në Zvicër/ Humb jetën 33-vjeçari shqiptar

20:02 / May 26, 2022

Arrestohen 7 trafikantë shqiptarë në Itali/ Shpërndanin drogë në Parma

19:54 / May 26, 2022

Ishte me xhirime/ Ndërron jetë aktori i njohur, Ray Liotta

19:31 / May 26, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Banka Botërore: Ekonomia e Ukrainës rrezikon të përgjysmohet

10:14 / April 11, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ekonomia e Ukrainës parashikohet të përgjysmohet këtë vit, për shkak të pushtimit rus, i cili ka shkatërruar fabrika dhe ndërtesa të mëdha banimi, si dhe ka detyruar miliona njerëz të largohen nga vendi, thuhet në një raport të Bankës Botërore.

Sipas tij, prodhimi ekonomik i Ukrainës pritet të tkurret për 45 për qind, ndërsa shkalla përfundimtare e rënies ekonomike do të varet nga “kohëzgjatja dhe intensiteti i luftës”.

“Pushtimi rus po i jep një goditje masive ekonomisë së Ukrainës dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë”, tha Anna Bjerde, nënkryetare e Bankës Botërore për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.

Rusia ka shkatërruar Mariupolin, një port kyç të Ukrainës në Detin Azov, dhe ka dëmtuar rëndë qytetet e tjera të mëdha, duke përfshirë Harkivin, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës për nga popullsia.

Rusia ka bombarduar gjithashtu aeroporte dhe linja hekurudhore, ndërsa shumë ura janë hedhur në erë.

Më shumë se 10 milionë ukrainas, ose gati një e katërta e popullsisë, besohet se janë larguar nga shtëpitë e tyre, përfshirë më shumë se 4 milionë që kanë kaluar kufijtë e Ukrainës.

Në një raport më vete, Banka Botërore tha se ekonomia e Rusisë pritet të tkurret për 11 për qind këtë vit, si pasojë e sanksioneve që i ka vënë Perëndimi, për shkak të pushtimit të Ukrainës./REL/

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Lirohet nga detyra kreu i Prefekturës së Kukësit, ja kush e zëvendëson

20:13 / May 26, 2022

Aksident tragjik në Zvicër/ Humb jetën 33-vjeçari shqiptar

20:02 / May 26, 2022

Arrestohen 7 trafikantë shqiptarë në Itali/ Shpërndanin drogë në Parma

19:54 / May 26, 2022

Ishte me xhirime/ Ndërron jetë aktori i njohur, Ray Liotta

19:31 / May 26, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Emërohet zv.ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë

20:06 / May 26, 2022

Rezultati final për kreun e PD-së/ Sa vota morën Berisha dhe Elezi

19:17 / May 26, 2022

Thirrja e Metës: Votoni nesër masivisht Shaip Kamberin, i vetmi zë i shqiptarëve në Parlamentin serb

18:41 / May 26, 2022

U plagos me armë nga 17-vjeçari, i mituri transportohet me helikopter drejt Tiranës

17:58 / May 26, 2022
Te fundit

Lirohet nga detyra kreu i Prefekturës së Kukësit, ja kush e zëvendëson

20:13 / May 26, 2022

Emërohet zv.ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë

20:06 / May 26, 2022

Aksident tragjik në Zvicër/ Humb jetën 33-vjeçari shqiptar

20:02 / May 26, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.