Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Banka Botërore jep alarmin: Shqipëria po plaket me shpejtësi

08:38 / February 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tirana kryeqyteti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pavarësisht përmirësimit afatgjatë të standardeve të jetesës, popullsia e Shqipërisë në moshë pune vazhdon të tkurret, pasi njerëzit po emigrojnë në kërkim të mundësive më të mira të punës.

Banka Botërore vlerëson se këto ndryshime demografike paraqesin sfida të rëndësishme për kapitalin njerëzor dhe të ardhmen e tregut të punës, si dhe për qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve.

Diaspora shqiptare përfaqëson 57 për qind të popullsisë aktuale të vendit, një nga më të lartat në botë. Barometri Ballkanik në vitin 2019 tregoi se 50 për qind e shqiptarëve mendonin të jetonin dhe të punonin jashtë vendit.

Popullsia e Shqipërisë prej 2.8 milionë banorësh në vitin 2020 ka mbetur konstante prej dy dekadash, por ndërkohe është plakur me shpejtësi për shkak të emigrimit të vazhdueshëm të shqiptareve moshë pune dhe një rënie në shkallën e lindshmërisë, nga 3.4 në 1980 në një mesatare prej 1.62 në 2015–2020, analizoi Banka Botërore.

Në vitin 2020, lindjet tejkaluan vdekjet me vetëm 470 persona, ndërsa në vitin 2021, për herë të parë gati në 100 vite vendi kishte 3.296 vdekje më shumë se lindje.

Dëshira e shqiptarëve për të emigruar e renditi Shqipërinë të tretën në botë sipas sondazhi të ‘Gallup World”.

Banka e Botërore tha se kjo tendencë po nxitet nga papunësia e lartë grupet e reja të popullsisë dhe punësimi në sektorë me të ardhura të ulëta. Emigracioni tradicionalisht në Shqipëria ka qenë i lartë tek të rinjtë e arsimuar.

Ikja e kapitalit njerëzor është shndërruar në sfidë, por nga ana tjetër ka krijuar një diasporë të madhe dhe të gjallë të aftë për të transferuar aftësitë dhe njohuritë në Shqipëri.

Shqipëria ka numrin më të madh të studentëve që studiojnë jashtë, por qeveria duhet të krijojë një ambient të sigurte për emigrantët që duan të kthehen duke i inkurajuar ato që të sjellin aftësitë dhe burimet e financiare në shtëpi.

Banka Botërore thekson se diaspora mund të lehtësojë transferimin dhe adoptimin e prodhimit, menaxhimit dhe praktikave të tjera të avancuara të huaja në tregun shqiptar.

Shqiptarët jashtë vendit mund të transferojnë njohuritë për tregjet e huaja dhe kontaktet me kompanitë e huaja, të cilat mund të lejojnë Shqipërinë të avancojë në tregjet e eksportit./Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë, integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian

13:48 / October 1, 2026

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026

Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit

12:28 / October 1, 2026

Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar nga Lushnja

12:20 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.