Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Banka Botërore ul parashikimet: Rritja ekonomike e Shqipërisë 3.2%, shkak lufta dhe inflacioni

22:53 / April 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bankaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Çmimet e larta, inflacioni tej parashikimeve dhe lufta në Ukrainë janë rreziqet kryesore të ekonomisë së Shqipërisë gjatë këtij viti. Banka Botërore ka ulur pritshmëritë për rritjen ekonomike të vendit me 0.6%, dhe shkak për këtë është pasiguria e krijuar nga lufta dhe variantet e reja të COVID-19.

Agresioni ushtarak në Ukrainë, kërcënon ekonominë dhe perspektivën për uljen e varfërisë gjatë vitit 2022. Ekspertët e Bankës Botërore në raportin e fundit të titulluar “Lufta në Rajon”, ku ulin pritshmëritë  për rikuperimin e mëtejshëm ekonomik të Evropës pas pandemisë.

Për Shqipërinë, Banka Botërore uli me 0.6%  parashikimet për rritjen ekonomike, duke shkuar në nga 3.8 në 3.2%, aq sa e parashikon edhe Banka e Shqipërisë. Me rritjen më të ulët nga vendet e rajonit renditet Maqedonia e Veriut me 2.1%, ndërsa më të lartën e ka Kosova me 3.9%.

Situata sipas raportit është tepër e pasigurt dhe rreziqet negative janë shtuar, pasi lufta në Ukrainë dhe sanksionet e vazhdueshme ndaj Rusisë mund të shkaktojnë rritje të vazhdueshme të çmimit të energjisë elektrike dhe ushqimeve. Kjo rritje e fortë e inflacionit sipas Bankës Botërore do të zvogëlojë fuqinë blerëse dhe do ulë konsumin e familjeve.

“Lufta në Ukrainë mund rrisë më tej inflacionin, prishja e zinxhirit të ofertës, shqetësojnë tregjet financiare dhe zbehin perspektivat e rritjes ekonomike të Shqipërisë”, thuhet në raportin e BB.

Nga ana tjetër ekspertët e Bankës Botërore thonë se tregu i punës do të njohë një ngadalësim që do të zvogëlojë edhe mundësinë për uljen e varfërisë këtë vit.

Ndërkohë pritet që shpenzimet e qeverisë të vazhdojnë të jenë të larta në mënyrë që të garantojë furnizim me energji përmes importeve. Po ashtu rrezik për rritjen ekonomike janë edhe variantet e reja të COVID-19, që mund të diktojnë masa të tjera kufizuese.

RRITJA EKONOMIKE NË RAJON

Kosovë 3.9% ose 0.2% më pak

Mali i Zi 3.6% ose 2% më pak

Shqipëri 3.2% ose -0.6% më pak

Serbia 3.2% ose 1.3% më pak

Maqedoni e Veriut 2.1% ose 1% më pak

BB Ekonomi Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026

Rama: Forcimi i lekut është sukses i ekonomisë, jo pasojë e parave të pista

14:29 / July 17, 2026

Vrasjet, Shqipëria në minimum historik/ Ministri i Brendshëm: Raporti i 6 mujorit të parë, ulet krimi

14:22 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.