Shqiptarët do të vijojnë të përballen me rritje të mëtejshme të çmimeve në muajt e fundit të këtij viti. Banka e Shqipërisë ka analizuar faktin se rritja e çmimeve të ushqimeve vlerësohet të arrijë pikun në fundvit dhe rezulton me një efektet prej 0.8 pikë përqindje në inflacion. Për sa i përket energjisë elektrike, është supozuar një rritje e çmimit për bizneset me 10%.
Por Efektet direkte janë llogaritur zero për qytetarët , duke marrë parasysh faktin se nuk do të ketë ndryshim të çmimit për konsumatorët familjarë. Ndikimi në rritjen e çmimeve pritet të transmetohet përmes kanaleve indirekte të kostove prodhuese dhe të shërbimeve. Në këtë mënyrë ndikimi në inflacion si pasojë e rritjes së supozuar me 10% të çmimit të energjisë elektrike për bizneset parashikohet të jetë rreth 0.13 pikë përqindje, i ndikuar nga pesha e vogël që energjia elektrike zë në blerjet për konsum të ndërmjetëm.
Ndërkohë që rritja e çmimit të naftës rezulton me një efekt rreth 0.5 pikë përqindje në inflacion gjatë tremujorit të fundit 2021.
