”Big Brother Albania Vip 3” të shton edhe ndjekësit në rrjete sociale. Jul Deda, Roza Lati e Romeo Veshaj janë disa nga konkurrentët që kanë fituar ndjekës shumë gjatë kësaj periudhe, ndonëse është vetëm java e parë e këtij formati. Egla Ceno ka shtuar 300 ndjekës nga java e kaluar. Kujtojmë se që në natën e parë të spektaklit, Egla e nisi me një debat të fortë me Jul Dedën. Nga ana tjetër, ky i fundit ka shtuar 2K ndjekës që nga hyrja e tij në “BBV3”. Nga 434K, tani numëron 436K.
Moderatori Drini Zeqo vendosi që ta linte garën e tij në gjysmë për arsye personale. Ai ka shtuar 5.9K ndjekës dhe tani numëron në “Instagram”-in e tij 67.5K fansa. Drini ishte zgjedhur nga banorët e shtëpisë si lider i javës, por me daljen e tij u zgjodh Ilnisa Agolli. Kjo e fundit ka fituar 1.6K ndjekës që nga hyrja në “BBV3”.
Roza Lati ka qenë po ashtu protagoniste e shumë debateve ditët e fundit, kryesisht me astrologen Meri Shehu. Roza nga 816K, tashmë numëron 821K ndjekës, duke shtuar kështu plot 5K. Po ashtu me rritje në numrin e ndjekësve janë dhe Rike Roçi me 5K më shumë, Vesa Smolica me 2.3K dhe Heidi Baci me 2.7K.
Nga ana tjetër, disa personazhe të tjerë duket se janë mjaft lart në rritjen e numrit të ndjekësve këtë javë. Po flasim për Meriton Mjekiqin me 11K më shumë, Romeo Veshaj me 24K plus, si dhe Ledion Liçon me 22.9K ndjekës më shumë nga hera e kaluar. /Top Albania Radio/
