Pas 6 muajsh protestë në rrugë, këtë të mërkurë banorët e Bërxullës në protestën para Hipotekës nuk kanë kursyer ironinë për qeverinë përmes një modifikimi të himnit të Flamurit.
“Nga gjyqi veç ai largohet që s’ka në xhep asnjë cent. Kush është burrë nuk frikësohet, por e derdh lekun pa kursim. Megjithatë mos u ankoni se çdo problem një zgjidhje ka, nëse një çështje do ta fitoni nuk kanë pse t’ju dhimbsen disa para.
Muzika-Populli; Orkestroi-Këshilli i Lartë i Drejtësisë; Këndon: Kori i Konferencës gjyqësore; Dirigjent: Dhimi Kondi; Sponsor: Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
Orkesta përbëhet nga: Presidenti-Fyell me një vrimë; Prokurori i përgjithshëm – Bori partizane; Ministri i Brendshëm-Daulle; Avokati i Popullit- Dajre; Ministri i Drejtësisë-S’ka vegël fare”.
