Para pak javësh një çift turistësh humbën shtegun nga Rrogami në Qafë Valbonë për shkak të borës së madhe dhe terrenit të vështirë.
Por guida Pavlin Polia, bashkë me banorë të Thethit dhe Valbonës kaë ndërmarrë një nismë për pastrimin e këtij shtegu, një distancë e cila nga reshjet e borës dhe terrenit shkëmbor herë herë rrezikon edhe jetën e turistëve të huaj.
Kalimi Valbone -Theth ka filluar të frekuentohet nga shumë turistë të huaj edhe pse jemi në muajin qeshor bora ende nuk ka shkrirë.
Shtigjet nuk mirëmbahen as nga Bashkitë apo Agjensia e Zonave të Mbrojtura e cila e ka në administrim pikërisht Parqet Kombetare.
