Mëngjesin e kësaj të hëne, dhjetëra banorë të fshatit Guras në Pogradec kanë dalë në protestë, duke bllokuar rrugën kryesore që të çon në këtë fshat. Protesta lidhet me gjendjen e rrugës e cila është dëmtuar para disa muajsh si pasojë e punimeve për kanalizimet e ujerave të zeza.
Prej më shumë se 30 minutash ata kanë bllokuar rrugën dhe nuk lejojnë kalimin e mjeteve si edhe të mësueseve për të shkuar në fshat.
Banorët kërkojnë garanci nga firma dhe bashkia që rruga të shtrohet e gjitha dhe me cilësi në të kundërt protesta do të vazhdojë.
