Një i porsalindur është gjetur në kopshtin e një shtëpie të braktisur në provincën Siirt të Turqisë. Agjencia e lajmeve “AA” raporton se me të gjetur të porsalindurin e braktisur, banorët njoftuan policinë. Autoritet që mbërritën në vendngjarje e dërguan menjëherë në spital foshnjën.
Mjeku Emre Omur tha për “AA” se fëmija ishte i seksit mashkull dhe kishte lindur 5-6 ditë më parë. “Fatmirësisht gjendja e tij është e mirë. Ai tashmë është nën kujdesin e mjekëve në sektorin e të porsalindurve”, tha Omur.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të braktisjes dhe gjetjen e nënës së foshnjës.