Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Barazia gjinore, prifti i Kishës Ortodokse: Skandal! Vendosin vetë dhe thonë respektojmë komunitetet fetare

12:28 / November 8, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1762600409 atkonstandinprifti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi miratoi me 77 vota pro të mazhorancës projektligjin e shumëdebatuar “Për barazinë gjinore”. Të shumtë kanë qenë ata që kanë kritikuar këtë vendim mes tyre edhe komunitetet fetare. At Konstandin Prifti i Kishës Ortodokse në Vlorë, shprehet se para marrjes së vendimit Këshilli Ndërfetar kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për mosmiratimin e këtij ligji, duke theksuar se njohin vetëm konceptin burrë-grua.

“Ky ligj para se të miratohej, Këshilli Ndërfetar ku marrin pjesë Komuniteti Mysliman, Kisha Ortodokse, Kisha Katolike, Protesante dhe Komuniteti Bektashi kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për mosmiratimin e këtij ligji. Kisha predikon gjithmonë burrë e grua, këta e kanë hequr dhe e kanë quajtur gjini. Ne si komunitet ortodoks nuk e pranojmë se Zoti tha burrë e grua. Nuk e di si është miratuar në Shqipëri, kur në vende të tjera nuk është miratuar”, tha At Konstandin Prifti.

Ndër të tjera ai thekson se ky vendim bie ndesh kur politikanët thonë se i respektojnë komunitetet fetare. Ndërsa për shoqërinë tonë është një skandal, pasi familja shqiptare është ndërtuar në bazë të vlerave dhe traditave.

“Është një skandal, jemi një vend me tradita dhe duhet t’i ruajmë këto tradita, si i kemi pasur. Çfarë familje do të ketë tani, këto shkatërrojnë atë që është ngritur, si do të shumohet dheu me këtë. Vet vendosin, vet bëjnë dhe pastaj thonë se i respektojmë komunitetet fetare. Ky nuk është respekt për ne. Po humbasim ato që kemi ndërtuar me vite. Familja është e bekuar nga Zoti. Është turp për vendin tonë”, shtoi At Konstandin Prifti.

At Konstandin Barazia ligjore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026

Zyrtarisht në detyrë, ambasadori Wendt takim me Begajn në Presidencë

11:08 / September 26, 2026

Rama në takimin e Këshillit Europian të Korporatave: Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik

12:18 / September 25, 2026

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

09:08 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.