Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Barcelona dështon edhe në Kupën e Mbretit, Valencia ngre lart trofeun

23:42 / May 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
15588189064103
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Valencia ka arritur ta fitojë titullin e Kupës së Mbretit, pasi mposhti Barcelonën me rezultat 2:1 në finalen që u zhvillua sonte në stadiumin “Benito Villamarin” në Sevilla të Spanjës.

Valencia është shpallur kampione e Kupës së Mbretit për të tetën herë në histori, për herë të parë që nga sezoni 2007/08, duke e mposhtur Barcelonën, që i kishte fituar katër edicionet e fundit të këtij turneu.

Kjo disfatë është tronditja e dytë për Barcelonën këtë sezon, pasi që para disa javëve Barcelona ishte zhgënjyese kundër Liverpoolit në Anfield dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve. Tani, me këtë disfatë, “Blaugranët” nuk arritën t’i japin fund të lumtur këtij sezoni.

Barcelona, që këtë sezon e fitoi titullin e La Ligës për herë të dytë radhazi, synonte të thyente rekord duke e fituar trofeun e Kupës së Mbretit për të pestën herë radhazi, megjithatë Valencia ia pamundësoi këtë dëshirë.

Ky sukses i madh i Valencias filloi me golin e shënuar nga Kevin Gameiro në minutën e 21-të, që u përcoll me golin e shënuar nga Rodrigo vetëm 12 minuta më vonë. Barcelona u kthye në lojë në minutën e 73-të, përmes golit të Lionel Messit, mirëpo kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta fituar trofeun.

Barcelona e dominoi plotësisht ndeshjen sa i përket posedimit të topit, 77 për qind me 23 për qind, dhe goditjeve drejt portës, 23 për Barcelonën në krahasim me shtatë për Valencian, megjithatë këta të fundit u treguan më të saktë para portës dhe arritën të fitojnë.

Përkundër që Barcelona pësoi disfatë, SofaScore e vlerësoi Lionel Messin me notën më të lartë nga të gjithë lojtarët në fushë, 8.9. Pas tij u radhit Rodrigo i Valencias, me notë 7.8

Me notën më të dobët për këtë ndeshje u vlerësua portieri i Barcelonës, Jasper Cillsessen, i cili u detyrua të luajë në vend të Marc-Andre ter Stegenit të lënduar. Barcelonës i mungoi edhe Luis Suarezi në këtë ndeshje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026

Francë-Spanjë/ “La Roja” në festë, Yamal fiton penallti dhe Oyarzabal e shndërron në gol

21:41 / July 14, 2026

Mbappé hyn në histori! Askush nuk ka luajtur më shumë se ai me Francën në Kupën e Botës

21:38 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.