Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bardh Spahia: Braktisen qytetarët, raste me simptoma të COVID-19 presin më kot për javë të tëra të vetizoluar për një test

17:55 / July 26, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bardh Spahia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish- deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se qytetarët nuk besojnë më tek këshillat e gjobat e qeverisë pasi kjo e fundit ka dështuar të menaxhojë pandeminë e COVID-19.

Bardhi thotë se qeveria nuk kishte strategji dhe pas 4 muajsh kuptoi që duhet të rriteshin kapacitetet e testimeve.

Dhe sa i përket këtyre të fundit, Spahia thotë se sa vijnë dhe rriten denoncimet se qytetarë me simptoma të COVID-19, me ndjenjë përgjegjshmërie vetizolohen dhe presin më kot për javë të tëra për një test.

Por Spahia thotë se strukturat shëndetësore janë të papërgjegjshme dhe nuk i përgjigjen situatës me transparencë.

STATUSI NGA BARDH SPAHIA

HUMBJA E BESIMIT, KOSTO PER QYTETARET EDHE NE KOHE COVID-I, PASI DUHET TE MBAJNE NE KURRIZ NJE QEVERI TE PAPERGJEGJSHME!

Sa më shumë rritet shifra e të infektuarve, aq më të braktisur ndihen qytetarët e aq më pak i vihet veshi “këshillave” e gjobave të qeverisë, si mënyrë për t’u mbrojtur nga Covid-19. Dhe kjo është fatkeqësi, sepse dëshmon se sa i pabesueshëm është bërë Edi Rama dhe ministrja e tij e shëndetësisë, që duhet të menaxhonin sigurinë shëndetësore të qytetarëve në këtë kohë pandemie!

Kjo qeveri dështoi, duke u bërë e pabesueshme, sepse karantinimin ekstrem, ku i nënshtroi qytetarët, nuk e shfrytëzoi për marrje masash e rritje kapacitetesh! Rihapja dëshmoi se sa e papërgatitur dhe pa strategji ishte qeveria për këtë agresivitet të virusit. Edi Ramës dhe ministres së tij të shëndetësisë, që injoruan cdo sugjerim, si nga opozita edhe profesionistë të fushës, iu deshën 4 muaj për të “aktivizuar” vetëm me fjalë e sa për shoë një laborator të dytë testimesh, atë të QSUT-së, edhe pse cdo herë mohonin të kishin probleme kapacitetesh për teste. Mbetemi të fundit në rajon për numrin e ulët të testeve dhe i njëjti model vijon edhe pse rezultojnë mbi 25 % të infektuar, nga të testuarit ditorë. Mungesa e transparencës është në përmasa olimpike.

Pse fshihet numri real i testimeve molekulare (tamponëve), por përcillet një shifër totale bashkë me testet serologjike, edhe pse nuk janë e njëjta gjë? Pse u vonua kaq shumë liberalizimi i këtyre testimeve, që përkundër propagandës, ka të dukshme mungesën e kapaciteteve si teknike ashtu edhe njerëzore? Si mund të bëhen vetëm 304 testime (dje) në këtë situatë?

Vatrat e rritura të infeksionit, si në spitale e institucione janë dëshmia se si protokollet nuk zbatohen as në testimin e të dyshuarve, të cilët për pasojë vazhdojnë punën, apo edhe në gjurmimin e kontakteve e karantinimin e tyre. Dhe fatkeqësisht me këtë lloj papërgjegjshmërie, trajtohet edhe personeli mjekësor i infektuar.

Cdo ditë e më shumë denoncohen raste të qytetarëve që me shfaqjen e simptomave zgjedhin të vetizolohen me ndjenjë pergjegjësie ndërsa presin më kot për ditë e javë të tëra një test nga strukturat e qeverisë së papërgjegjshme.

Nga ana tjetër, mungesa e trajtimit mjekësor, po deklarohet me zë e figurë nga vetë mjekët e spitaleve Covid, se pacientët u vijnë në gjendje kritike, atëherë kur shanset për t’i kuruar mbeten tejet të ulëta. Përse kjo lloj papërgjegjshmërie? Kemi mungesë kapacitetesh? Kemi mungesë testesh? Kemi mungesë ilacesh? Prandaj shfaqen shishe uji përkrah serumeve në fotot që shpërndan ministrja e shëndetësisë? Me cfarë po kurohen të infektuarit me Covid në spitale?

Kjo mungesë transparence dhe propaganda verbale e vizive me kamerat e ERTV-së, bëjnë që qytetarët me të drejtë të mos besojnë më tek qeveria, e për pasojë as tek këshillat e saj! Nuk ka fatkeqësi më të madhe se të kesh një qeveri të tillë!

bardh spahia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.