Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bardh Spahia: Me listën e barnave të rimbursueshme po bëhet gjenocid

14:44 / July 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bardh Spahia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti Bardh Spahia deklaron se lista e re e barnave të rimbursueshme ka vetëm një bar të ri. Sipas tij, lista jo vetëm që nuk po shtohet me barna të reja dhe jetike por vazhdon të mbushet me alternativa të para me cilësi dhe origjina të dyshimta kryesisht Turqia, Qipro, Serbia.

Spahia shkruan në “Facebook” se deklarata e Ministres që është negociuar çmimi i barnave të shtrenjta është mashtrim, çmimet e barnave të shtrenjta janë njësoj siç ishin tek lista e vjetër. Ai thotë se shumë barna të listës mungojnë pothuaj vazhdimisht dhe kjo është gjenocid.

POSTIMI I ISH-DEPUTETIT SPAHIA
MAKUTËRI MAKABRE EDHE TEK SHËNDETI I QYTETARËVE
Lista e ashtuquajtur e re e Barnave të Rimbursueshme që tregtohen nga farmacitë e rrjetit të hapur e që aksesohet nga pjesa më e madhe e pacientëve ka vetëm 1 bar të ri. Dhe në total janë sa gishtat e njërës dorë numri i barnave që janë shtuar në listën e barnave që tregtohen në spital.

Lista jo vetëm nuk po shtohet me barna të reja dhe jetike për pacientët por po vazhdon të mbushet me alternativa të para me cilësi dhe origjina të dyshimta kryesisht Turqia, Qipro, Serbia etj. Fondi i parashikuar për rimbursim barnash nuk ka asnjë rritje nga viti i kaluar.

Papërgjegjshmëria, babëzia, hajdutëria e kanë kthyer listën e barnave në një përshesh krundesh ku organizatat kriminale farmaceutike dhe ato qeveritare nxjerrin milionat, ndërsa mijëra qytetarë shesin dhe shtëpitë për të siguruar barnat e nevojshme. Deklarata e Ministres që është negociuar çmimi i barnave të shtrenjta është mashtrim, çmimet e barnave të shtrenjta janë njësoj siç ishin tek lista e vjetër.

Plot 30 milionë u vodhën dhe u shpërdoruan gjatë vitit 2018, dhe për çudi asnjë përgjegjës nuk pati, rezultati i vetëm është kjo situatë që nuk përfshihen barna jetike e të domosdoshme të papërballueshme nga qytetarët. Dy barna të reja të shtuara në listën e barnave që tregtohen nga farmacitë e rrjetit të hapur, nga të cilat vetëm 1 është princip aktiv i ri (vinpocetine 10 mg) ndërsa tjetri është kombinim dy barnash që kanë qenë dhe veç e veç në treg ( Irbesatan + Amplodipine 150 mg + 5 mg).

Për më keq akoma, shumë barna të listës mungojnë pothuaj vazhdimisht, rrjedhimisht pacientët ose nuk mjekohen ose detyrohen të rropaten nëpër botë duke i blerë shtrenjtë. Ky është genocid.

bardh spahia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026

Nis faza e dytë e reformës territoriale opozita bojkotin komisionin, Mazniku fton PD-në t’i bashkohet procesit

15:28 / November 9, 2026

Më shumë fonde për bujqësinë/ Salla: 18 miliardë lekë ose 10 % më shumë se në 2026

14:46 / November 9, 2026

Reforma Zgjedhore/ Opozita kërkon heqjen e pikës për hartën e re territoriale nga rendi i ditës

10:28 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.