Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bardhi i kërkoi dorëheqjen, Manastirliu: Me Duron merret drejtësia, ne jemi të distansuar

11:13 / June 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ogerta Manastirliu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu përgjigj akuzës së kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili i kërkoi dorëheqjen, pas arrestimit së sekretares së Përgjithshme, Joana Duro. Manastirliu tha se Ministria e Shëndetësisë është e distancuar dhe se me Duron do të merret drejtësia. Ministrja shtoi se çdokush është i barabartë përpara ligjit.

“Qëndrimi im është i prerë dhe i qartë jo vetëm për këtë ngjarje nga e cila si institucion distancohemi. Këtë qëndrim do të kemi gjithnjë për çdo rast të shkeljes së ligjit, të detyrës etj. Dhe ky person që i shkel këto, do përballet me drejtësinë. Ky ka qenë objektivi im që kur kam marrë detyrën. Rasti është i rëndë, duhet hetuar. Nëse del, ashtu sikurse dyshimet janë të përballet me ligjin.

Çdo person që merr detyrën në subjektin publik merr dhe përgjegjësinë para ligjit. Kjo është arsyeja pse e iniciuam dhe e bëmë reformën në drejtësi. Para ligjit të gjithë janë të barabartë. Unë e kuptoj që e keni të vështirë për ta kuptuar këtë. E keni të vështirë sepse dikur kush ishte në hetim vazhdonte të drejtonte institucionet nga shtëpia. Kush vriste, drejtonte institucione të larta. Ndaj, sot ju se kuptoni dot qëndrimin tim dhe tonin për këtë gjë.

Të gjithë të barabartë përpara ligjit. Zakoni juaj tashmë dihet, ju doni të bëheni, avokatë, prokurorë e gjykatës. Ju doni të bëni këto role dhe doni të vërtisni politikisht. Por falë zotit, sot kemi drejtësi dhe organe drejtësie të pavarura. Dhe unë ndryshe nga ju i respektoj”-tha Manastirliu.

ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.