Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bardhi i përgjigjet Ramës: Askush nuk mund të tallet me Elbasanin! Me 25 prill Shqipëria fiton, PS humbet!

14:15 / February 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bardhi 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas takimit të kryeministrit Edi Rama në Elbasan, ka ardhur dhe reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, njëherësh dhe drejtuesi politik i këtij qarku.

Me anë të një statusi në “Facebook”, nr. 2 i Partisë Demokratike theksoi se Elbasani është qarku më i varfër në vend dhe sipas tij 75 mijë qytetarë janë larguar për shkak të papunësisë.

Sipas Bardhit e vetmja gjë që lulëzon në këtë qark janë kurset e gjuhëve të huaja, pasi rinia sipas ish-deputetit dëshiron të largohet nga vendi.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

“Edhe pse viziton Elbasanin, Edi Rama sërish refuzon të prekë realitetin e vërtitet me orë të tëra në sferën e tij imagjinare të sukseseve e mrekullive që i prek vetëm ai dhe miqtë që e shoqërojnë.
Pas 8 viteve të rilindjes, Elbasani është qarku më i varfër në vend, dhe 75 mijë qytetarë janë larguar për shkak të papunësisë, mungesës së shanseve, dhe braktisjes që i ka bërë qeveria qytetarëve. Asnjë investim dhe asnjë mbështetje për qarkun Elbasan në 8 vite.

Nëse do të shohësh si është gjendja, futu në çdo lagje të qytetit, apo në çdo fshat të kësaj zone. Pamundësi, skamje dhe të moshuar që luten mos të kenë halle me shëndetin se nuk përballojnë dritat, jo më spitalet.

Ato biznese që mbijetojnë, ja dalin falë punës së tyre, me administratën nëpër këmbë që u vë gjoba e u merr frymën. Të vetmet që po lulëzojnë, janë kurset private të gjuhëve të huaja, sepse rinia kërkon të largohet. Dhe sot që ti qendron me atë mikrofon në dorë pa ndalim, qindra të diplomuar po hyjnë e po dalin nga orët e gjermanishtes.

Mashtrimin elektoral të 300 mijë vendeve të punës dhe shëndetësisë falas, të uljes së çmimit të dritave dhe ushqimeve, nuk mund ta zevendësosh me të tjera premtime dhe gënjeshtra të reja.

Banorët e Elbasanit duan ndryshim, Shqipëria do ndryshim, dhe kjo do të ndodhë me 25 prill. Është e pandalshme e pashmangshme. Ne kemi një plan, një vizion, dhe angazhimin për të kthyer shpresën dhe besimin e njerëzve tek politika dhe qeverisja e mirë”.

#ShqipëriaFITON 🇦🇱✌️

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.