Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bardhi kundër komisioneve online: Deputetët e opozitës pranuan sugjerimin për t’u vaksinuar, nuk jemi për bojkot

11:25 / September 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gaz bardhi 718x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është deklaruar kundër propozimit të PS për komisione online në Parlament.

Bardhi paralajmëroi se do të mbledhë grupet parlamentare të opozitës për vendimin e fundit të Konferencës së Kryetarëve.

Ai thekson se nuk bëhet fjalë për bojkot nga opozita, por deputetët kanë pranuar sugjerimin për t’u vaksinuar.

Nga ana tjetër Bardhi hedh poshtë kategorikisht që të ketë bashkëpunim në një parlament që funksionon në mënyrë të tillë.

‘’Vendimmarrja për ti mbyllur gojën opozitës, me seanca qesharake online ka synimin e vetëm për ti ikur përgjegjësisë mbi debatin, diskutimin, aktet korruptive që qeveria sjell në parlament.

Padiskutim që kjo është e papranueshme. Keni raportuar sot, jemi mbledhru 140 deputetë. Para dy ditësh njëlloj si në komisione u mblodh Këshilli i Ministrave.

Qeveria u mblodh fizikisht. Pse do të duhet që komisionet të mos mblidhen sipas kushteve të përcaktuara nga Kuvendi. Fizikisht, dhe jo në mbledhje qesharake.

Unë kam konsultuar tre kryetarët e grupeve parlametnare, do të bëjmë një mbledhje të përbashkët, vendimi është i papranueshë,m mungesë transparence, ka synim ti fshihet syve të opinionit publik.

PYETJA: Do të bashkëpunoni me mazhorancën? Ftesa e Gjiknurit?

Së pari të përqëndrohemi tek kjo ngajrje e rëndë. Opozitës po i mbylelt goja. Në këtë prizëm nuk besoj që ky është një parlament që funksionon dhe ku secili prej nesh mund të kryejë reforma. Në një parlament ku synohet ti hidhet hi syve të publikut, ti mbyllësh gojën opozitës, nuk mund të flitet për bashkëpunim.

Nuk kam dijeni për deputetët e vaksinuar ose jo. Janë udhëzuar për t’u vaksinuar. Kolegët e kanë pranuar sugjerimin dhe këshillën. Jemi gati ti nënshtrohemi vaksinimit. Më thoni kush është dallimi mes mbledhjeve. E njëjta procedurë dhe e njëjti rregull. MSH i jep leje Ramës për mbledhje, ndërsa e njëjta MSH na thotë mos u mblidhni në komisione parlamentare, mos demaskoni dhe bëni opozitë ndaj akteve korruptive të qeverisë në kundërshtim me Kushtetutën.

Unë nuk fola për bojkot, sikundër nuk e di kush e ka hedhur si ide. Shehu hodhi mendimin e tij, jam konsultuar me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës. Do të mblidhen grupet në mbledhje të përbashkët për vendim.’’- tha Bardhi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.