Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi, ndërsa ndodhet në SHBA, ka marrë pjesë në ceremoninë Lutjeve të Mëngjesit dhe shkruan se ishin pjesëmarrës nga më shumë se 127 vende të botës.
Bardhi shprehet se me ta ka ndarë pikëpamjet për situatën politike si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë.
Postimi i Bardhit:
Në Washington DC kisha kënaqësinë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku kisha mundësinë të takoja miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga më shumë se 127 vende të botës me të cilët ndamë pikëpamjet tona për situatën politik, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati ynë i përjetshëm në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë. Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
