Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi i bëri thirrje Kuvendit tqë Shqipërisë që të sjellë në seancë kryeministrin Edi Rama, që të japë llogari për çështjen e inceneratorëve. Ai tha se sot Ahmetajt i ka dalë rroga e deputetit, teksa ndodhet në arrati. Po ashtu për Ramën tha se është në plazh, por duhet të vijë në Kuvend dhe të mos japë më mend për Kosovëmb, duke iu referuar qëndrimit në Twitter të Ramës.
“S’ka asnjë nevojë për prezencë të Gardës në seancat plenare. Vetëm në një dosje ka dalë gjysma e qeverisë dhe e grupit tuaj parlamentar. Kemi dy orë që diskutojmë për një kërkesë procedurale. Çfarë nevoje ka kryeministri që të fshihet pas Elisës, Oltës, Ogertës, apo ministrave me radhë?
Pse duhet të fshihet pas ministrave, pse duhet të fshihet pas kolegëve të tyre. Një pyetje i kemi bërë: ku fshihet zëvendësi i tij? Si ka mundësi? Kemi 3 njerëz në arrati. Sot Ahmetaj ka marrë rrogën. Ai ka marrë rrogën, merr 200 mijë lekë nga arratia. Kemi dy mafiozët në kërkim që marrim 80 mijë euro në ditë.
Ai do vijë të japë llogari, këtu dhe merret me BE-në. BE e kapi dje në vjedhje. Vetëm sa ka prishur punë për Kosovën. Pezulloni seancës, thirreni Ramën sepse më kanë thënë që prapë ka shkuar në plazh, boll është nxirë nga horrlliqet”,-tha Bardhi.
