Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka zbuluar diskutimet në mbledhjen e Këshillit të Mandateve në lidhje me kërkesën e SPAK për mandatin e Arben Ahmetajt.
Bardhi u shpreh se Altin Dumani është shprehur në mbledhje se Ahmetaj ka intimiduar dhe ka tentuar të prishë provat e mbledhura ndaj tij.
“Arben Ahmetaj ka tentuar të intimidojë dëshmitarë dhe të prishë prova. Kjo nuk mund të ndodhë. Altin Dumani në mbledhjen e këshillit të mandateve se prej një jave Arben Ahmetaj me fuqinë e tij si deputet ka intimiduar dhe ka tentuar të prishë prova. Prokuroria kërkon arrestimin e tij për të shmangur prishjen e provave.” deklaroi ai.
