Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bardhi u zgjodh në krye të grupit, Gjekmarkaj: Partia e “Vulës” s’kishte ngut të caktonte postet e reja

23:49 / May 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
agron gjekmarkaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka komentuar në një lidhje për Panorama TV vendimin e disa deputetëve të PD, për të zgjedhur Gazment Bardhin në krye të grupit parlamentar. Ai shpjegoi arsyet pse nuk ka qenë pjesë e mbledhjes së sotme ndërsa tha se partia e konsideruar si fraksioni i “Vulës” nuk kishte ngut që të caktonte menjëherë sot postet e reja.

Gjekmarkaj u shpreh se PD duhet të ketë mbështetjen edhe të Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës por të mos drejtohet nga asnjëri prej tyre.

“Në fakt nuk isha në këtë mbledhje për arsye objektive dhe subjektive. Jam duke udhëtuar jashtë Tirane. Ka të bëjë me perceptimet që ka të bëjë me ngjarjen. Kam respekt për Bardhin por besoj se nuk kishte aq ngut ajo që konsiderohet partia e vulës, për të caktuar postet e reja kur mendoj se i duhej dhënë kohë edhe palës tjetër që të reflektonte. Njeriu duhet t’i krijojë vetes shpresë që të gjenden ura komunikimi që PD të mos shkojë drejt një rruge vrastare.

Nuk dua ta cenoj emrin tim me funeralin e Partisë Demokratike. Të jemi i distancuar qoftë nga Foltorja, qoftë nga Vula. Bashkëbisedimi mes palëve është i domosdoshëm. Po ta kisha një recetë e çoja. Sadopak shpresoj të dëgjohem ndonëse në këtë rast kam bindjen që nuk do të dëgjohem. Vendi ka nevojë për një opozitë të re të konceptuar ndryshe. Bashkimi është një kusht i domosdoshëm por i pamjaftueshëm. Ka nevojë të përcaktojë cilat janë horizontet e saj. Si kjo parti duhet të plotësohet për t’u bërë alternativë qeverisëse. Duhet të ketë mbështetjen edhe të Sali Berishës.

Edhe të Lulzim Bashës por të mos drejtohet as nga Sali Berisha dhe as nga Lulzim Basha. Shqipërisë dhe Partisë Demokratike nuk i mungojnë burrat dhe gratë. Atë do e përcaktonte gara. Asnjëri prej tyre nuk do duhej të ishte. Druaj që Berisha do mbetet në pozicionet e veta po kaq druaj që Lulzim Basha do të kthehet. Kjo do të çojë përfundimisht në ndarje dhe do të jetë e pafalshme”, deklaroi ai.

bardhi gjekmarkaj postet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.