Pika kufitare Dheu i Bardhë në lindje të Kosovës mbetet edhe sot më e ngarkuara, ku koha për të hyrë është rreth 10-20 minuta dhe për të dal 5-10 minuta. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kjo pikë po shërben si rrugë alternative edhe për të gjithë shtetasit e Kosovës që futen në vend, në pamundësi për të hyrë nga Merdarja, ku serbët të martën vendosën barrikada në anën e Serbisë. Përveç Merdarës, të mbyllura janë edhe pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.
Postime te ngjashme
Add A Comment
