Lulzim Basha ka deklaruar pas dëshmisë që dha në prokurori se ka kërkuar hetimin e plotë dhe të gjithanshëm si dhe inkurajoi organet e drejtësisë që të bëjnë një hetim të plotë të ngjarjes. Ai u shpreh se 8 Janari ishte organizim i planifikuar i një tentative vrasjeje mes demokratëve dhe autor për këtë është një grup i strukturuar kriminal.
“Kam kërkuar hetimin e plotë dhe të gjithanshëm dhe inkurajoj organet e drejtësisë të bëjnë hetimin e plotë të kësaj ngjarje sepse për fat të keq nuk ishte asgjë më pak se një organizim i vetëdijshëm , i planifikuar i një tentative vrasjeje mes demokratëve me autorë një grup të strukturuar kriminal ku nuk janë demokratët, por të një personi dhe mercenarëve dhe të një grushti personash me rekorde kriminale që të gjithë e pamë.
Kam kërkuar hetimin e gjithsecilit nga i pari tek i fundit dhe kam kërkuar që drejtësia të zbardhë dhe vërë para drejtësisë të gjithë, nga i pari tek i fundit, nga Sali Berisha tek i fundit, por duke bërë një dallim të qartë dhe diferencim mes organizatorëve, orkestruesve dhe urdhëruesve të dhunës që e gjithë bota i pa për fat të keq i pa gjithë bota jo vetëm Shqipëria”, tha Basha.
