Kryedemokrati Lulzim Basha tha se numri i fataliteteve këtë javë është shumë më i lartë se shifrat që jepen.
Gjatë një takimi me mjekë, Basha tha se ka informacione për dhjetra raste që nuk raportohen nga Ministria e Shëndetësisë.
“Lind nevoja për të bërë tamponë apo skaner, ndërkohë që koha për përgjigjen e tamponit shkon deri në 7 ditë”, tha mjeku. Sipas tij, tamponi mund të kapë virusin maksimumi në 5 ditët e para.
“Ne referojmë rastet dhe ISHP shkon për të marrë tamponin në shtëpinë e pacientit”, tha Basha.
