Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha: Berisha zgjodhi të krijojë realitet paralel për të përplasur demokratët

21:37 / December 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryedemokrati Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se sfida më e madhe e PD-së është kthimi i besimit tek ata njerëz që nuk varen nga pushteti. Sipas Bashës, PD ka një ekip të ri ndër më përfaqësuesit.

“Ky është vendimi i Kuvendit Kombëtar për të krijuar hapësirën statutore brenda PD-së që njerëz të paanëtarësuar në PD, por që bashkëndajnë vlera të përbashkëta, të kenë mundësi të influencojnë në vendimet që do të merren. Ekipi tani ka dritëhijet e veta pas 9 shtatorit është ndër më përfaqësuesit. Sot kemi një grup njerëzish, elita, shtresa e mesme që nuk varen nga pushteti dhe rikthimi i besimit tek ta se PD është një anije shprese për të sjellë ndryshimin. Ky është qëllimi dhe sfida më e madhe që kemi ne”- shpreh Basha.

Ndërkohë më tej ai komentoi edhe protestën e sotme dhe situatën me ish-kryeministrin Berisha ku u shpreh se krijimi i një realiteti paralel për t’u përplasur me demokratët është faji më i rëndë i tij. Sipas Bashës rruga politike e Berishës ka mbaruar me 19 maj.

“PD dhe demokratët janë gati t’i përgjigjen ccdo situate. E mira e demokratëve është të mos thyhet asnjë xham, sepse demokratët nuk kanë sherr mes veti. Jemi në një tollovi të krijuar nga Berisha që zgjodhi të krijojë një realitet paralel pasi u shpall non grata. E vertëta nuk është ajo që thotë Berisha. Krijimi i një realiteti paralel për të përplasur demokratët është faji më i rëndë i tij. Edhe më i rëndë është faji pasi nuk mbajti fjalën se nuk do ta përfshinte PD-në dhe demokratët në ccështjen e tij. Rruga e tij politike ka mbaruar me 19 maj. Do të kishte qenë në nderin e tij, nuk do kishte qenë jashtë diapazonit nëse do ishte ndalur dhe ta bënte realitet fjalën. Nga ana tjetër, ka në PD një lidership të ri por të maturuar, pjesë e tij jam dhe unë, është vendosshmëria e ekipit tim për të mos rënë pre e provokimeve”- tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.