Largimi i Ramës është i panegociueshëm shprehet kreu i PD-së, Lulzim Basha në një postim në Facebook. Boll më me Shqipërinë që duan ata, po për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve, thotë ai.
Ai thotë sërish se vendimi i Metës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit vjen falë vendosmërisë së njerëzve në protestë.
STATUS BASHA
Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!
Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan!
Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm.
