Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha: Bosi i kokainës prenotoi kullën më të lartë në Shqipëri gjatë pandemisë

11:14 / October 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë në Kuvend duke thënë se gjatë pandemisë një nga bosët e drogës ka prenotuar në Tiranë një nga kullat më të larta në Shqipëri.

“Se çfarë katastrofe ka qenë keqadministrimi dhe korrupsioni në rindërtim këtë shqiptarët e njohin në lëkurën e tyre. Pavarësisht se janë harxhuar më shumë para për gënjeshtra për reklamë dhe propagandë disa fakte nuk shlyhen dot sepse janë aty kur njerëzit ngrihen në çadra apo banesat e të afërmeve ku jetojnë prej 2 vitesh apo banesat me qira që nuk financohen nga bonusi i premtuar. Nëse ka diçka për të mbajtur duar në hunë është era e kërmës që qelb këtë sallë, e regjimit të instaluar duke blerë vota duke shkrirë në 1 shtetin me partinë.

S’ka lidhje me demokracinë me shtetin e së drejtës me aspiratën për të udhëtuar drejt BE, por ka lidhje vetëm me babëzinë për pushtet para që u ka zënë sytë, kjo babëzi su pengoi të ngrini kullën më të lartë në Shqipëri me krimin dhe bosët e kokainës, oligarkët, kurse pandemia iu ka frenuar të ndërtoni pallate. Policia duhet ta dijë se kush bos kokaine ka ndërtuar aty te ndërtesa më e lartë. Ashtu siç nuk ndaloi kullat e tjera që janë ndërtuar”, tha Basha

Ai tha se arsyeja e vetme që opozita është në sallë është kthimi i vendimeve të këtij Kuvendi në interes të qytetarëve dhe jo oligarkëve.

“Arsyeja jonë e vetme në këtë sallë nuk është të bëjmë lojëra fjalësh me ty se ty ta kanë pirë lëngun të gjithë dhe ata që mendon se i ke miq. Të të largojmë nga kjo sallë, ty dhe gjithë kalorësit e korruspionit dhe krimit të organizuar dhe tia kthejmë këtë sallë shqiptarëve, që vednimet që do të merren nga kjo sallë të jenë për shqiptarët, jo për oligarkët e tu. Që kjo të ndodhë duhet patjetër të ndryshojmë ligjin themelor të vendit dhe ti hapim rrugë asaj që ti ke frikë si djalli temianit, vetingun e politikanëve”, tha Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pedro Sanchez pësoi një humbje në Parlament, Spanja drejt zgjedhjeve të reja këtë vjeshtë

22:44 / October 2, 2026

Nga kriptoasetet te kanabisi mjekësor/ Këshilli i Ministrave miraton vendime dhe projektligje të reja

20:39 / October 2, 2026

Pritja e parë e ambasadorit të ri amerikan Wendt, marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet “Non grata”, s’ka ftesë

20:04 / October 2, 2026

Rama thirrje investitorëve të huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

11:31 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.