Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha “çimentohet” në krye të PD, zbulohet mesazhi për demokratët, të shtunën largohet Nishani

19:30 / July 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nishani basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e shtunë në orën 10:30 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar për të përcaktuar strategjinë e përballjes me qeverinë dhe për të miratuar ndryshimet në statut.

“I nderuar anetar i Kuvendit Kombetar te PD, Ju njoftojme se mbledhja e Kuvendit do te zhvillohet diten e shtune, date 17.07.2021, ora 10:30, ne ambientet e Pallatit te Kongreseve ne Tirane. Ju lutemi te jeni prezent dhe me vete te keni karten tuaj te identitetit” shkruhet në mesazhin që Sekretariati Organizativ i Partisë Demokratike u ka dërguar anëtarëve.

Gazetari i “ABC” Juxhin Mustafaraj raporton se në statutin e Partisë Demokratike nuk do të ketë të shkruar asnjë kufizim për mandatin e kryetarit të partisë. Ky ishte vendimi i Komisionit për Çështjet Statutore pas një mbledhje që zgjati për rreth 3 orë. Anëtarët e Komisionit vendosën të rrëzojnë draftet e propozuara nga Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi, duke pranuar vetëm propozimet e Bashës. Kundër kësaj vendimmarrje u shpreh anëtari i Kryesisë, Enno Bozdo.

Në thelb të ndryshimeve statutore të propozuara nga Lulzim Basha është rritja e fuqisë vendimmarrëse së Këshllit Kombëtar, zgjerimi i përfaqësimit në kryesinë e partisë, rritja e numrit të sekretariateve dhe rikthimi i departamenteve. Pasditen e të enjtes do të jetë kryesia e PD që do të diskutojë dhe miratojë ndryshimet statutore që do ti kalojnë për miratim Kuvendit Kombëtar që do të mbahet të shtunën e 17 korrikut.

Ne mbledhjen e Kuvendit do të miratohet edhe analiza për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit dhe do të zgjidhet Këshilli i ri Kombëtar, teksa deri tani në krye të këtij institucioni brenda PD-së ishte Bujar Nishani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me “shpejtësinë e skëterrës” për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi

16:40 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.