Ish-kryeministri i Partisë Demokratike Sali Berisha, pas përjashtimit që i bëri kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga grupi parlamentar, tha se nesër do të shkojë në Kuvend.
“Ti bëjë gjëmën PD-së. PD ka dorëzuar për shkak të lobimit korruptiv sovranitetin e saj. Si kam kërkuar njeri në botë që unë nuk dua ndihmën e tij. Në mënyrë të përsëritur ndihma më e madhe është ajo që kërkonte transparencë. Unë ky jam, do të qendroj në mbrojtje të dinjitetit tim. Do qëndroj në mbrojtje të sovrantietit të PD-së. Nesër do të shkoj në parlament. Jam në parlament padiskutim.”- tha Berisha.