Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Basha flet për herë të parë pas publikimit të listave: PD me aleatët nisin marshimin drejt ndryshimit

16:41 / March 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për herë të parë për listën e PD e cila përfundoi hartimin dje dhe u miratua.

Basha thotë se lista e PD është ajo e fitores, ndryshimit dhe normalitetit. Sipas tij dëshirën e ndryshimit të shqiptarëve nuk e fsheh as fytyra e Edi Ramës që simbolizon të keqen e vendit.

Pë Bashën, me listën e PD, së bashku me aleatët dhe LSI fillon edhe marshimi drejt 25 prilli teksa pranon se nga dje ka marrë qindra mesazhe.

“Edhe unë kam marrë me dhjetëra e qindra mesazhe, shumicat s’kam hapur t’i lexoj. Konstatimet kanë të bëjnë me udhëtimin që nisëm dje me listën e PD.

Listë ndryshimi, listë fitoreje, listë për normalitetin. Për t’i dhënë fund ngecjes 8-vjeçare të Shqipërisë. Me përkushtim të vërtetë qytetar, me ndërthurje, sukses profesional dhe dëshirës.

Këto kanë qenë dhe kriteret e procesit transparent. Kanë marrë pjesë mijëra kandidatë, demokratë. Dua t’i falënderoj. Janë tregues i potencialeve që PD disponon. Janë në funksion të ndryshimit që po vjen. 25 prilli do jetë dita e nisjes së ndryshimit. Në takimet që kam bërë, gjatë gjithë këtyre ditëve, gjatë javës së ngarkuar të hartimit të listave.

E shoh dëshirën për ndryshim të shqiptarëve, nuk e fsheh dot askush, madje as shprehjet dhe fytyra e atij që është dhe simbolizon të keqen dhe problematikën. Nuk e kam fjalën vetëm për sot, se sot ka pasur dhe arsye të tjera. Mos merremi me të, edhe fare.

Ju shpreh se me listën e miratuar dje PD së bashku me aleatët dhe LSI finalizojnë hapat e fundit përgatitorë dhe nisim marshimin drejt 25 prillit. Ditës së ndryshimit, bashkë për ndryshimin, bashkë për fitoren. Të çdo shqiptari. Ky ka qenë motivi, dhe kjo është e vërteta që përshkon listën e PD në çdo qark nga fillimi deri në fund. Problemet e vendit janë shumë të mëdha. Janë përkeqësuar nga viti në vit.”- tha Basha.

Basha PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reagon për herë të parë babai i Edi Kuçit / “E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen”

13:26 / September 7, 2026

Transportonin emigrantë të paligjshëm në Shqipëri, arrestohen dy persona në Elbasan

13:20 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026

Zjarret në vend/ 14 vatra ende aktive, luftë nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve

11:38 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.