Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë para medias pas sagës së përgjimeve të publikuara nga Bild, e që të tjera pritet të dalin.
Ai tha se përgjimet treguan se Rama ka aleancë me krimin, dhe kërkoi ndëshkim për të gjithë ata që kanë vjedhur vota, duke i paralajmëruar me burg.
Por deri më sot Basha është shprehur se nuk ka dialog me Ramën kryeministër, ndërsa sot për herë të parë përmendi dhe një marrëveshje politike, por që sipas tij nuk do të ketë nëse kusht nr.1 nuk do të jetë ndëshkimi i vjedhësve të votave.
“Asgjë nuk do të harrohet, asgjë nuk do të tolerohet, çdo krim do të ndërshkohet. Rruga drejt normalitetit politik dhe shoqëror kalon nga nxjerrja para drejtësisë e gjithë personave përgjegjës. Asnjë hap politik, asnjë zgjidhje politike nuk do të bëhet pa patur në themel të saj ndëshkimin e të gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve. Asnjë marrëveshje politike për daljen nga kriza nuk do të arrihet nëse pika nr 1 e asaj nuk do të jetë ndëshkimi i vjedhësve të votave”, tha Basha.
