Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit tha se nëse opozita do e kishte seriozisht djegien e mandatave duhet ta kishte bërë që sot.
Duke folur për gazetarët pas takimit me aleatët në selinë e PD, Basha e konsideroi si budallallëk deklaratën e Ramës, pasi sipas tij opozita ka marrë vendim për t’ju bindur urdhrit të qytetarëve.
“Mos humbisni kohë me budallaqet e një njeriu të çekuilibruar. E gjithë opozita po i bindet urdhrit të sovranit. Të tjerat janë budallaqe për të evituar të vërteten, Rama nuk është më kryeministrit i Shqipërisë dhe parlamenti nuk është legjitimin. Është ekonomia, kriza sociale, emigracioni që po zbras Shqipërinë dhe Edi Rama nuk mund të japë këto zgjidhje sepse është i kapur nga krimi dhe oligarkët. Asgjë nuk e shpjegon se si mund të zhvendoset Lumi i Lanës për të mbrojtur pronat e një trafikanti droge. Ndaj ju them se do ketë një të ardhme për shqiptarët dhe ne do prijmë betejën për të ardhmen.”- tha Basha.
