Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha: Ja çfarë fshihet pas shkatërrimit të fidanishtes te UBT-ja

20:45 / April 7, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha kavaje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një bashkëbisedim me banorë të Luzit të Vogël në Kavajë, kryetari i PD u ndal tek bujqësia dhe nevoja që ka ajo për një ekspertizë të thelluar. Kryedemokrati Lulzim Basha shprehet se  kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po shkatërron investimin 50-vjeçar të Universitetit Bujqësor të Tiranës, duke i hapur rrugë ndërtimi  të një lagjeje me pallate 10 katëshe, e cila do t’u jepet oligarkëve të tij.

“Kjo është emergjencë kombëtare, por jo për sejmenin e Ramës Erion Veliaj, i cili pasi u kap duke shmangur shtratin e Lanës për ndërtimet e trafikantit, tani po shkatërron investimin 50-vjeçar të Universitetit Bujqësor, për t’i hapur rrugën një lagjeje me pallate të reja 10-katëshe për oligarkët. Ne mund të eksportojmë edhe produktet tona bio, edhe mish, edhe domate, zarzavate, fruta. Por në radhë të parë të shikojmë se si mundet që ne të kapim tregun tonë, që prodhimet që blejnë shqiptarët të jenë prodhime tonat. Dhe për këtë na duhet ndihmë, na duhet ekspertizë, për të cilën ka një detyrë dhe përgjegjësi të veçantë shteti. Është përgjegjësi e shtetit t’ju trajnojë, të financojë veterinerë, agronomë, dhe njerëz që ju ndihmojnë e orientojnë nga prodhimi më i suksesshëm për tregun.

Por ça ndodh? Në vend që të fuqizohet, i vetmi universitet bujqësor që ka vendi, në vend që të fuqizohen fakultetet e tij, veterinaria, agrobiznesi, ça bëjnë, shkojnë dhe për të vjedhë tokat e pronarëve aty, e keni pa çfarë bëhet apo jo,  duan t’i marrin fidanishten dhe duan të prishin projektin e Universitetit Bujqësor të Kamzës. Shikoni çfarë banditësh kemi në krye.

Nuk mjaftohen që u kapën duke vjedhur tek Unaza e Re, nuk mjaftohen që u kapën duke prishë rrjedhën e Lanës, që ai trafikanti i drogës të ndërtonte 60 milionë euro pallate, por tani duan të prishin Universitetin. Do ndërtoheshin aty dy fakultete të reja, por shkon ky sejmeni i Edi Ramës, i lavatriçes së pastrimit të parave të pisëta, Erion Veliaj, dhe thotë: do ta marr unë këtë tokën. 200-300 metra më andej, po ta shtyjë projektin e shkollës, mund të bëhet edhe shkolla, edhe të mos cënohet plani i universitetit, masterplan që e ka firmosur vetë kreu i qeverisë. Por jo. Sepse plani nuk është për shkollë. Puna e shkollës ishte loja. Ai do të bëjë shkollën aty, që pastaj, në gjithë pjesën tjetër, të ndërtojë pallate 10-katëshe. Hajdutëri që shkatërron një investim 50-vjeçar, Universitetin Bujqësor të Kamzës. Padyshim që kjo duhet të marrë fund, kjo është emergjencë kombëtare. Asgjë nuk pret më. Koha nuk pret. Prandaj për këtë arsye duhet të ngrihemi të gjithë e të jemi të gjithë bashkë”, tha Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.