Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha jep dorëheqjen nga kryetar i PD

17:24 / March 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lulzim basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lulzim Basha ka deklaruar sot se ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

“Të dashur qytetarë shqiptarë, të dashur demokratë. Thellimi i krizës ka për shkak mungesën e një qeverisje të përgjegjshme, qeverisje të llogari dhënies. 25 prilli ishte goditje e rëndë për demokracinë, dhe për ndryshim pas 8 vitesh tallje. Një qeveri me program konkrete u pengua nga masakra zgjedhore që ndali ndryshimin më 25 prill. Shpresa për ngritjen e një opozite të fortë, ka marrë goditje të njëpasnjëshme. Përpjekjeve tona për t’i ofruar një ndryshim të tillë, përmes goditjes së korrupsionit, i është mbivendosur një luftë e brendshme. Personalisht investova gjithçka për një zgjidhje që do i shërbente PD-së. Sot nuk dua të ndalem për çfarë ka ndodhur dhe se si ka ndodhur. Kush kishte të drejtë ose jo. Fatkeqësisht përpjekja ime për të mbajtur PD-në e bashkuar nuk pati sukses. U krijua një frymë përçarjeje, që sot PD-ja po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye, për të ndihmuar PD-në, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi veten me atë që e kam quajtur vendimin tim politik, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD-së. Me qëllim dhe i vendosur për të ndihmuar në ringritjen e bashkimin e demokratëve, të PD-së si shpresa e vetme për shqiptarët. Kjo nuk është një tërheqje për rehati personale, por një nxitje më shumë që një betejë në të ardhmen ta bëjmë të gjithë bashkë, të zhveshur nga çdo shpifje dhe gënjeshtër që kjo që është bërë në 6 muaj, ka qenë për karrigen e kryetarit. Unë do jem tërësisht i angazhuar ndaj jush. Nuk do ju braktis kurrë” – tha Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026

Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit  

20:19 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.