TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

8 zakone që do ju ndihmojnë të forconi marrëdhënien tuaj me fëmijët

23:58 / February 2, 2023

Real Madrid niset me një fitore në Botërorin e Klubeve

23:44 / February 2, 2023

5 gjërat që duhet të zgjidhni nëse doni të jeni të lumtur

23:39 / February 2, 2023

Fenomeni Luiz kalon kufijtë e Shqipërisë, ja për çfarë bëhet fjalë

23:29 / February 2, 2023

Berisha: Në zgjedhje shkojmë me logon e PD. Futemi pa Partinë e Lirisë

23:21 / February 2, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Zgjedhja e Editorit

Basha, “JO”-ja e vetmisë së madhe

23:37 / April 25, 20173 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Lulzim Basha ka vendosur t’i thotë të gjithëve “JO”. Ai ka rrefuzuar një poropozim të negociatorëve ndërkombëtarë që në thelb dukej konsensual dhe i arsyeshëm. Ai ka hedhur poshtë edhe “lëshimin” e zgjedhjeve në mes të korrikut dhe atë të disa ministrave teknikë të vendosur me bekimin e opozitës, në një qeveri të drejtuar gjithmonë nga Edi Rama.

Madje sikur dy “JO”-të e tij të forta të mos mjaftonin ai ka rrefuzuar edhe foton kartolinë të një takimi të përbashkët, sipas ftesës së David McAllister dhe Knut Fleckstein për të diskutuar në tryezë teknikalitetet.

Po të kqyren këto qëndrime të forta mund të nxirren disa konkluzione paraprake.

Së pari, Basha ka arrituar aq shumë gjëra sa asnjë demokrat do t’i kishte imagjinuar përpara ngritjes së çadrës në 18 shkurt. Ai jo vetëm ka arritur t’i përmbysë Edi Ramës çerekun e qeverisë, por ai kishte në drorë të zhdukte sot edhe po aq ministra të tjerë. Ai e ka bërë Ramën të tërhiqet me turp nga deklarata e tij se data kushtetuese e zgjedhjeve nuk ka shanc të ndryshojë.

Ai ka thënë se këto kushte janë të pamjaftueshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mbi këtë parim ka përplasur derën.

Por, sado i guximshëm dhe vetmohues të duket ky akt, ai ka rrezik të tubojë në një aleancë anti Bashë të gjithë faktorët që janë në këtë lojë.

Rama do të gjejë një argument më shumë për të thënë se megjithëse ai bëri maksimumin e lëshimeve, ata që i tremben vetingut duan me çdo kusht të sabotojnë zgjedhjet.

Ilir Meta do të gjejë të gjitha justifikimet e nevojshme, për të fshirë nga fjalori shprehjen “nuk shkoj në zgjedhje pa opozitën” duke pretenduar se edhe kusht për qeveri besimi dhe ai për shtyrje të 18 qershorit u plotësua.

Ndërkombëtarët që pas deklaratave tejet të ashpra të shefit të diplomacisë gjermane, Gabriel dhe pas qëndrimit të përbashkët Hahn – Mogherini, i dhanë edhe një shank të fundit, rrezikojnë ti heqin vizën.

Zërat disidentë në PD, pas kësaj klime mund të shpërthejnë dhe të dalin hapur.

Por megjithëse është i ndërgjegjshëm për të gjitha këto, lideri i PD-së ka thënë sërish “JO”.

I bindur se ka vënë në ruletin e kësaj loje të gjitha fishat e tij. Ai tani po rrezikon të humbasë gjithçka, me shpresën minimale se mund t’i fitojë të gjitha. Dhe të gjitha përmblidhen tek “koka” e Ramës. Basha pretendon se me këtë kryeministër të molepsur me paratë e koncesioneve me dhunën e kriminelëve dhe me mediat e mëdha është e pamundur të shkohet në zgjedhje. Por ka gjasë që kjo të jetë vetëm ana propagandistike e fasadës. Sepse ndoshta bash apo kërkon shumë më tepër se kaq. Ai po kërkon ta tërheqë zvarrë Edi Ramën. Ai po kërkon ta shkatërrojë rivalin e tij duke i lënë vetëm dy rrugë. Ose ta detyrojë të tërhiqet i turpëruar si trafikant, ose ta yshtë të marshojë i vetëm drejt zgjedhjeve si diktator.

Dhe për të kapur këtë sfidë pothuajse të paharritshme, Basha apo bën një hara-kiri të fortë. Ai po i përplas derën çdo lloj propozimi tjetër, duke vënë kokën e tij në një rulet- gijotinë. (Lapsi.al)

Nga Andi Bushati

Andi Bushati Lulzim Basha
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Situata në PD/ Andi Bushati shpërthen ndaj Kreshnik Spahiut: Çështja e vulës po zvarritet

22:37 / January 16, 2023

Lulzim Basha ‘zbarkon’ në Presidencë

17:42 / January 16, 2023

Noka rrëfen ‘prapaskenat’ me Bashën gjatë zgjedhjeve të 2021: “Mu lut një javë”

22:35 / January 13, 2023

Gazetari: Krisje dhe përçarje, Basha dhe Alibeaj nuk i kanë mirë punët me njëri-tjetrin. Shkak…

09:46 / January 13, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

“S’kam asnjë lidhje me oligarkun rus”, Rama: Nuk kam folur kurrë me zyrtarin e FBI për atë person!

22:19 / February 2, 2023

Akuzat e opozitës për kulla në Tiranë, Veliaj: Në total janë 20!

21:56 / February 2, 2023

Çështja e “McGonigal”/ Rama: E kam takuar në prani të një miku të tij, nga unë s’ka përfituar asnjë gjë

21:41 / February 2, 2023

Big Brother Vip/ Tea rrëshket dhe lëndohet (Foto)

21:20 / February 2, 2023
Raporto Tani
Te fundit

8 zakone që do ju ndihmojnë të forconi marrëdhënien tuaj me fëmijët

23:58 / February 2, 2023

Real Madrid niset me një fitore në Botërorin e Klubeve

23:44 / February 2, 2023

5 gjërat që duhet të zgjidhni nëse doni të jeni të lumtur

23:39 / February 2, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.