Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në Opinion të Blendi Fevziut dhe ndërkohë që ka debatuar me gazetarët ka dashur të ndërhyjë kreu i PD Lulzim Basha.
Rama: Nxirrni pak tani koncesionin që donte të bënte Lulzim Basha (koncesioni i Tiranës) Lulzim Basha do jepte 36 milionë euro për inceneratorin e Tiranës. Ndërkohë që në inceneratorin e Tiranës, qeveria nuk ka hedhur asnjë lek. Lulzim Basha donte ta bënte, por se lamë ne. Ndaj Lulzim Basha e sulmon sot, sepse ka dashur ta bëjë vetë, por në mënyrën që donte ta bënte ai. Sot në Sharre po ndërtohet një incenerator modern.
Ndërkohë, kreu i PD, Lulzim Basha ka dashur të ndërhyjë në emision përmes një lidhje direkte në telefon, për t’u përballur me kryeministrin.
Kryeministri ka refuzuar duke thënë: Ai të mësojë bashkë me Rakipllarin. Ata janë njëri tapë e tjetri top.