Kreu i bashkisë së Selenicës Përparim Shameti do të qëndrojë në këtë detyrë derisa të bëhen zgjedhje të rregullta e demokratike është shprehur kryetari i Partisë Demokratike në një takim me strukturat e PD-së në këtë bashki.
Ne nuk jemi në betejë për karriget tona tha Basha, por për të mbrojtur interesin publik për ndryshimin rrënjësor të sistemit. Ai theksoi sërish se 30 qershori është i pavlefshëm, antikushtetues dhe antiligjor.
