Kreu i PD-së Luzlim Basha foli sot për një tentativë të Ramës për pazar, ku ai i kishte propozuar Bashës postin e kryeministrit dhe Rama do të ishte President. I pyetur se cili do të ishte pozicioni i Presidentit aktual Ilir Meta, Basha tha: “Sa i përket çështjes së pazarit është një pyetje hipotetike, se pazar kërkoi por pazar nuk mori dhe nuk do të marrë kurrë”. Basha tha se ndërkombëtarët janë thellësisht të shqetësuar për këtë zhvillim të papritur nga mazhoranca, ku Rama u shpreh pro kërkesës së opozitës parlamentare për hapjen e listave që do të çonte dhe në heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Postime te ngjashme
Add A Comment
