Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha: Kthimi në normalitetin politik kalon nga dhomat e burgut

21:58 / June 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillit Evropian për shtyrjen e hapjes së negociatave.

Basha nga selia blu tha se i vetmi shkaktar për këtë vendim dhe bllokim që na ka bërë BE është vetëm Edi Rama dhe qeveria e tij.

“Sot, Shqipërisë iu mohua për të tretën herë, nën qeverisjen Rama, hapja e negociatave për anëtarësim me BE. Edhe pse i pritshëm,është një lajm i hidhur për ne shqiptarët, që, edhe 30 vjet pas rënies së komunizmit, vazhdojmë të mbetemi vendi më i izoluar nga Europa.



Basha deklaroi se nga kriza politike nuk mund të dilet duke ruajtur pandëshkueshmërinë. Ai tha se kthimi në normalitetin politik kalon nga dhomat e burgut për politikanët e lidhur me krimin dhe politikanët e korruptuar.

“Këto ditë po dëgjoj histori dhe propozime nga më të çuditshmet për daljen nga kriza, po dëgjoj të riciklohen teori dhe slogane që në Shqipëri kanë dështuar plot herë për të kuruar dhe parandaluar krizat sepse ato kanë vënë pazarin mbi parimin, kanë devijuar nga rruga e ligjit, rruga e drejtësisë.

Shteti i së drejtës, barazia para ligjit, është e vetmja garanci për lirinë, demokracinë dhe mirëqeverisjen. Parlament ka dhe në Turkmenistan, votime zhvillon dhe Kim Jong-un i Koresë së Veriut, për demokraci dhe institucione betohet edhe Maduro i Venezuelës. 

Sot diktatorët dhe autokratët kudo në botë nuk sundojnë më me dhunë ushtarake, por duke manipuluar zgjedhjet për të mbajtur dhe kontrolluar të gjitha pushtetet. 

Parlament dhe zgjedhje kanë dhe autokracitë, por ajo që i dallon nga demokracitë perëndimore është shteti i së drejtës.Këta qeveritarë do të dilnin menjëherë para drejtësisë në çdo vend europian, duhet të dalin para drejtësisë edhe në Shqipëri. Që Shqipëria të bëhet Europë, duhet të sillemi ne si europianë”, tha Basha.





Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.