Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Basha mbyll protestën, zbulon kushtet e reja për marrëveshje me Ramën

22:27 / June 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lulzim Basha Edi Rama Panorama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lideri demokrat Lulzim Basha mbylli me një fjalim në selinë e Partisë Demokratike protestën e nëntë kombëtare kundër qeverisë. Basha tha se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, duke këmbëngulur në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për zgjedhje të lira. Veç kësaj Basha shtoi edhe dy kushte të tjera: Lirimin e të arrestuarve për sulmet ndaj KZAZ-ve së fundi në disa bashki të djathta të vendit, dhe vënien para drejtësisë të zyrtarëve që kanë vjedhur votat, siç Basha i referohet përgjimeve të publikuara në gazetën Bild nga dosja 184 dhe 339, nga dosja që po heton prokuroria shqiptare me dyshimet edhe për shit-blerje të votave.

“Mirënjohje kam për gjithë qytetarët e Tiranës, për gjithë qytetarët shqiptarë që u bashkuan dhe u derdhën sonte në atë që do të njihet si oqeani i shpresës që nisi ndryshimin e madh. Asgjë nuk na ndal asnjë hap pas nuk hedhim, 30 qershori është varrza politike e Edi Ramës, zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë. Sonte me bekimin dhe kërkesën tuaj, qëndrimit tonë politik për zgjidhjen e kësaj krizë përmes kushtet të panegociueshëm të largimit të Edi Ramës, të një qeverie tranzitore që do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme, i shtohet një tjetër kusht i panegociueshëm, arrestimi dhe cuarja para drejtësisë e hajdutëve të votave tuaja, nga i pari tek i fundit. Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk do të ketë në Shqipëri zgjedhje të lira pa cuar para drejtësisë hajdutët e zgjedhjeve. Duke kujtuar me respekt dhe mirënjohje cdo liberator të arrestuar dhe të mbajtur padrejtësisht në burg, nga Bardh Spahia me shokë, dua t’i them kupolës mafioze, të gjithë veglave qorre, nga Sandër Lleshaj tek kushdo shkel ligjin, shumë shpejt do ta zëvendësoni Bardh Spahinë në qeli, ju do të shkoni atje. Beteja do të vazhdojë ditë për ditë orë për orë. Mirënjohje nënave dhe të rinjve që e kthyen në protestën më të bukur, armatë e lirisë dhe demokracisë”, tha Basha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.