Ndërkohë që deputeti i PS-së, Taulant Balla publikoi një video në të cilën shfaqej kryedemokrati Basha me bashkëshorten e tij, buzë detit, në plazh, e ironizonte se “ja pse Basha nuk e donte 30 qershorin”, vjen reagimi i menjëhershëm i PD-së.
Sipas PD-së, Basha ndodhet ne selinë blu, e sikundër duket në këtë foto, është në shoqërinë e Besnik Mustafajt dhe kreut të PR-së, Fatmir Mediu. PD informon se Basha ndodhet ne seli qe ne mengjesin e sotem dhe vijon te jete aty.

Reagimi i PD-se
Duke qene se asnje media nuk respektoi standardin me minimal te raportimit perpara se te perhapte mashtrimet e Taulant Balles, duke pyetur gazetaret e tyre ne PD apo zyren e shtypit te PD, apo te kontaktonte vete zotin Basha, apo te lidhej me ndonje nga bashkepunetoret e tij, mund te konfirmoje pranine ne seli nepermjet gazetares se Abc News, e cila ndodhej ne seline e PD, kur zoti Basha doli te takohej me gazetaret.