Në turin e takimeve me të rinjtë, kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi një bisedë me disa të rinj që nuk kanë vijuar dot universitetin ose të mbarojnë studimet nga pamundësia ekonomike. Kryedemokrati tha se pagat e mësuesve janë më të ulëtat në rajon dhe të parët që dëmtohen janë nxënësit dhe familjet e tyre.
Në mesazhin e tij kreu i opozitës theksoi se: Dy rrugë ka. Ose të bëhemi të gjithë bashkë e të ndryshojmë Shqipërinë, ose ta dorëzojmë vendin në duart e të keqes”
“Pagat e mësuesve në Shqipëri janë më të ulëtat në rajon. Tani pas 7 vitesh premtime të pambajtura, tani që po vjen momenti për ta larguar këtë qeveri me votë, janë kujtuar dhe kanë premtuar rritje rrogash, po rritja e rrogave që kanë premtuar është prapë simbolike krahasuar me atë që nuk kanë bërë për 7 vite me radhë. Pra, dëmi që vjen nga mësues të papaguar mirë, është një dëm për të gjithë shoqërinë. Dhe ne këtë e dinim fare mirë kur dyfishuam rrogat e mësuesve.
Sot sfida e parë e qeverisjes të pas 25 prillit, është që mësuesit shqiptarë nga më të nënpaguarit të rajonit, të paktën të barazohen pagat me mesataren e rajonit. Ky është objektivi i parë sa i përket pagave të mësuesve”.
Dy rrugë ka. Ose të bëhemi të gjithë bashkë e të ndryshojmë Shqipërinë, ose ta dorëzojmë vendin në duart e të keqes. Ju mund të ju duket paradoks, se me siguri mendja ta do që ndryshimi të vijë nga ata që kanë më shumë përvojë e më shumë përgjegjësi, por kurrë ndryshimi nuk ka ardhur pa qenë rinia në ballë të ndryshimit. Ajo që na duhet është të bashkojmë energjinë rinore rreth këtij synimi. Edhe njëherë, asgjë nuk është më bardh e zi sesa 25 prilli”, tha ndër të tjera Basha.
Postime te ngjashme
Add A Comment
